AKTUALITET

Pse u pajis Shqipëria me raketa antitank? Përgjigjet Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi

13:22 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i mbrojtjes Niko Peleshi bëri me dije 3 projekt vendimet e miratuara sot në mbledhjen e qeverisë.




Peleshi: Janë miratuar 5 projekt vendime. Unë do flas shkurt për 3 të tjera. Së pari ka qenë një vendim lidhur me një marrëveshje ndërmejt SHBA dhe Shqiëprisë që lidhet me ndryshimin e skemës së sigurisë sot. Forcon qëndrimin tonë me politikën e SHBA-së në raport me forcat e sigurisë të vendete vë tjera që janë listuar nga SHBA si problematike. Ne i bashkohemi kësaj politike për të mos dhënë ndihmë dhe mos japim shkëmbim me këto forca.

Projektvendimi i dytë ka lidhje me ndërtimin e një mënyrë ligjite për hartimin e databazës të humbjeve nga fatkeqësi të ndryshme. Baza e të dhënave është shumë e rëndësishme. Ne e kemi futur Shqipërinë në epokën e digjitalizimit. Është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në bashkëpunim me AKSH ku do të qëndrojë dhe baza e të dhënave.

Projektvendimi i tretë ka lidhje me miratimin e sigurimit të jetës për personelin e forcave të armatosura të Shqipërisë që shërbejnë në operacione jahstë vendit. Shqipëria është një kontributor në misione ndërkombëtare. Ne sot jemi prezent në Letoni, jemi me një prezencë të shtuar në Kosovë dhe i jemi bashkuar politikës së NATO për forcimin e krahut lindor të saj. Për shkak të agresionit rus është e rëndësishme që të forcohet krahu lindor. Ne do të jemi prezent ehde në Bullgari, këtë vendim e kemi marrë disa ditë më parë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh se Shqipëria si vend anëtar e NATO-s është e sigurt dhe nuk ka kërcënim nga rreziku rus. I pyetur nga gazetarët, pse Shqipëria u armatos me raketa anti tank, Peleshi u shpreh se kjo ka qenë e planifikuar para agresionit rus.

Pse lindi nevoja që Shqipëria të kërkojë raketa antitank? A lidhet me konfliktin dhe luftën që po bëhet në Ukrainë.

Pelshi: Ka qenë e planifikuar më parë, para se të fillonte rrezikut, agresioni. Nuk ka lidhje direkt me agresionin. Por agresioni rus në Ukrinë na ka vënë para një fakti që është shtimi i përpjekjeve dhe buxheteve për modernizimin e përpjekjeve. Në mos ky prtojekt, projekte të tjera kanë lidhje me agresionin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.