LAJMI I FUNDIT

PD publikoi emrat për tre komisionet, Balla: Miratohen dhe brenda dy ditësh mblidhen për të filluar punën

14:55 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Partia Demokratike ka publikuar sot emrat e anëtarëve të Komisioneve Hetimore, duke nisur nga ai për Investimet Strategjike, deri te ai për Reformën Zgjedhore apo atë Territoriale. Pasi Enkelejd Alibeaj ne mbledhjen e sotme te Grupit Parlamentar miratoi emrat e anëtarëve për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale ka ardhur edhe reagimi i mazhorancës.




Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e përshëndeti këtë qëndrim të opozitës, duke thënë se kanë më shumë se tre muaj që i presin.

Balla u shpreh se sapo të depozitohen emrat, do të miratohen në seancën më të afërt parlamentare dhe më pas nis puna.

“Në mes të shkurtit ne kemi miratuar ngritjen e komisioneve. Ka kaluar më shumë se tre muaj, kemi pritur prej kohësh që opozitë të sjellë emrat. Kanë mbetur edhe tre muaj nga mandatet e tyre. Kohë e humbur, por mirëkuptohen. Të hënën do të sjellin kur do të depozitojnë emrat. Në seancën më të parë të miratohen emrat dhe brenda dy ditësh mblidhet komisioni për të filluar punën.

Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë hulumtime për të parë ecurinë e deritanishme të një reforme historike administrativo territoriale që ka rezultuar pozitive.

Ne kemi dhënë dakordësinë për këto komisione nuk kam çfarë të shtoj. E përshëndes faktin që më në fund opozita do sjellë emrat  që këto komisione të ngritura me konsensus të vazhdojnë punën”, tha Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.