SHËNDET

Rama premton rritje rroge dhe rikonstruksion për spitalin/ Najada Çomo: Është e pabesushme, ëndërr që po kthehet realitet

12:22 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për 2 vite pandemi, spitali infektiv trajtoi pacientë të infektuar me Covid-19 dhe tashmë që sëmundja duket se është në zhdukje, ka nisur rikonstruksioni i ambienteve dhe punimet i ka inspektuar nga afër kryeministri Edi Rama.




Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe të repartit të urgjencës. Rama tha se po investohet për rritjen e standardit për shërbimet shëndetësore ndërsa premtoi se në korrik do të nisë rritja e pagës për stafin mjekësor. Ndërsa shefja e Infektivit, Najada Çomo e cilësoi rikonstruktimin e Infektivit si ëndërr që po bëhet realitet.

“Rëndësi ka që i kemi të mbyllura projektet. Duhet të shohim vetëm atë rrugën që ndan korpusin nga lagjia që të jetë i mbyllur megjithë sistemin e sigurisë dhe besoj që nuk do të ketë më gjëra të reja për të bërë, vetëm mirëmbajtje dhe rritje të kapaciteteve që nuk mbarojnë kurrë. Duhet ndërhyjmë edhe tek Fakulteti i Mjekësisë, megjithëse është gjë tjetër. Do rrisim dhe rrogat tani, me 1 korrik. Duam ta rrisim deri në 40% dhe e kemi planifikuar që ta bëjmë”, tha Rama.

“Për ne është ëndërr që po kthehet në realitet. Është e pabesueshme”, tha Çomo.

Projekti parashikon një rinovim të ambienteve. Do të kemi 118 shtretër, do dyfishohen kapacitet e terapisë intensive. Do organizojmë urgjencën dhe në të gjithë strukturat e pavianëve planifikohet të kemi dhoma me presion negativ që është i rëndësishëm për të trajtuar pacientët.

Në fund të korrikut në përfundojmë. Kemi bërë një procedurë të prokurorimit duke garantuar standardet më të mira dhe duke zbatuar elementet e rëndësishëm në raport me kompanitë që duhet të punojnë sipas afateve të ngjeshura të kohës. Afati është 3 muaj, por për shkak të situatës së paparashikueshme mund të ketë një vonesë. Nuk është thjesht një make up, për të ndryshuar fytyrën e spitalit por është një rikompozim”, tha Manastirliu.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.