AKTUALITET

I riu shkodran nxjerr levën dhe i thyen pasqyrën ‘Benzit’, arratiset me “Porche’-n luksoz pas ngjarjes

13:53 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28-vjeçar nga Shkodra është në telashe dhe në kërkim nga policia e Cërrikut, për vepren penale “Shkatërrimi i pronës”.




Mësohet se i riu, i ka thyer me levë pasqyrën e mjetit tip “Benz”, një shtetasi me inicialet A. C. Sipas bluve, 28-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, është larguar nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Porche”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. C., 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka thyer me levë pasqyrën e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. C. 28-vjeçari, i cili është shpallur në kërkim, është larguar nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Porche”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.