Kryesore

VIDEO-FOTO/ Pas triumfit në Tiranë, Roma kthehet në shtëpi. Pritje madhështore në kryeqytetin italian

09:03 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një natë pa gjumë për tifozët e Romës, që festuan fitoren e trofeut të Conference League falë suksesit 1-0 në Tiranë, ndaj Feyenoordit.




Tifozët u dyndën në rrugët e kryeqytetit italian për të festuar një trofe që kishte munguar për 14 vjet: nga “Olimpico” në Ponte Milvio, nga Circus Maximus në Colosseum apo Fiumicino, ku rreth një mijë tifozë prisnin ekipin pas festës së “Air Albanias”.

 

Avioni mbërriti me vonesë, madje në orën 4.45. Njëqind tifozë të Romës prisnin autobusin që mbërriti në orën 5.15: Pellegrini mbante trofeun pranë shoferit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë shijuan spektaklin e tifozëve.

Por festa nuk mbaroi me kaq, pasi më vonë e gjithë skuadra u ngjit në tarracën e pallatit me pamje nga Piazzale Dino Viola. Secili lojtar parakaloi me trofeun duke lëshuar “olè”-në e tifozëve.

“Ky trofe është për ju, forca Roma!” foli kapiteni Pellegrini.

Më pas gradualisht të gjithë lojtarët ngritën kupën para tifozëve, madje edhe trajneri José Mourinho i cili falënderoi tifozët.

Festa do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, Roma po organizon një event për një tjetër falënderim për tifozët që i kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.