AKTUALITET

Vrau kolegun se e ofendonte brenda në Komisariat, Gjykata merr vendimin për policin Ludian Zaimi!

11:17 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest me burg” për policin 25-vjeçar, Ludian Zaimi, i cili tre ditë më parë qëlloi për vdekje me armën e tij të shërbimit kolegun, Caush Saliasi.




Ngjarja tragjike ndodhi në 23 maj në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë, sapo efektivët kanë zbritur shkallët për të marrë mjetin e shërbimit.

Në dëshminë e tij para hetuesve, Ziami është shprehur se Çaushi e ka ofenduar gjatë momentit të instruktazhin, ndërsa shtoi se me Saliasin është konfliktuar edhe më herët kur kanë qenë në krye të detyrë dhe ka theksuar se ai konsumonte alkool.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ka ndodhur në pak minuta, ku kolegët kanë nxituar të transportonin në spital kolegun e plagosur rëndë.

25-vjeçari është ndaluar menjëherë ndërsa në dëshminë e parë ka dhënë si argument bullizimin ku mësohet të jetë shprehur se zgjaste prej disa muajsh.

Ndëekohë, lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur të marrë në pyetje Shefat e Komisariatit dhe efektivët dëshmitarë, që ishin në mbledhjen e orëve të vona për shpërndarjen e detyrave, pak para marrjes së turnit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.