AKTUALITET

Vuçiç: Serbia është e kënaqur nga marrëdhëniet me Shqipërinë

13:31 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbia është e kënaqur nga niveli i marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat Presidenti Aleksandër Vuçiç thotë se “kurrë nuk kanë qenë më të mira”.




“Jemi të kënaqur me këto marrëdhënive që kemi sot. Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira se sot”, tha Vuçiç gjatë fjalës së mbajtur në Forumin Ekonomik të Davosit.

Duke iu referuar nismës së Ballkanit të Hapur, Vuçiç tha se Serbia mirëpret me ‘derën hapur’ të gjitha vendet e tjera të rajonit që duan t’i bashkohen dhe bashkëpunojnë.

“Kushdo që dëshiron bashkëpunimin është i mirëpritur. I kemi ftuar të gjithë, por jemi të kënaqur me marrëveshjen që kemi sot. Do të donim që t’i bashkoheshin të gjitha vendet, por jemi të kënaqur, sepse kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë”, deklaroi Presidenti serb.

Vuçiç tha se politika e vetme e Serbisë është rruga drejt integrimit në BE dhe këtë politikë e qëndrim askush nuk mund ta vendosë në diskutim, pavarësisht përplasjeve për Rusinë.

Presidenti serb kërkoi nga Perëndimi që ta mirëkuptojë se përse nuk u bashkohet sanksioneve ndaj Moskës.

“Duhet të na mirëkuptoni, ose të paktën të na dëgjoni problemet tona”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.