LAJMI I FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të shtetit, Balla i prerë: S’do të ketë President nga radhët e deputetëve

15:02 - 26.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar socialist, Tulant Balla ka thënë në një dalje në media se deri në raundin e tretë presin propozime nga opozita për Presidentin e ri, ndërsa mohoi kategorikisht përfshirjen e Avokatit të Popullit.




Balla hodhi poshtë gjithashtu mundësinë që kreu i ardhshëm i shtetit të jetë një emër i propozuar nga salla e parlamentit aktual.

“Deri të dielën në orën 18:00 nuk do të ketë propozim nga ana e PS. Kemi rënë dakord që nuk do të propozojmë ne kandidatë deri në raundin e tretë. Para 10 ditëve në një nga takimet publike, kemi diskutuar dhe thënë që deri në raundin e tretë do të jetë fryma e këtij dokumenti ku kanë të drejtë të pozojnë. Ata të sjellin një listë me argumentet konkretë dhe ta diskutojmë. Kjo nuk ka ndodhur. Më pas të martën kjo u sqarua tërësisht.

Të gjitha keqkuptimet që janë pasur janë sqaruar. Ua thash, ne do të vazhdojmë të dialogojmë me grupet e tjera të opozitës në një proces të nevojshëm. S’e gjej me vend që PD siç u informova të ketë marrë vendimin të insistojë tek varianti me Avokatin e Popullit. Ai variant nuk përdoret për Presidentin e Republikës. Ku ka ndryshuar qëndrimi ynë apo shkelur marrëveshjen? Një listë e mbyllur të jetë imponim i kapicës nuk është formulë. Kushtetua imponon negocim. Kryetari i PS, Rama ka qenë i drejtpërdrejt në diskutimet e bëra ku ka thënë që përjashtojmë një President nga salla e parlamentit”, tha Balla.

 

 

Balla tha më tej se përshëndet ngritjen e komisioneve zgjedhore për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore nga ana e PD dhe tha se puna do të nisë së shpejti.

“Në mes të shkurtit ne kemi miratuar në Kuvend ngritjen e Komisionit. Kemi pritur prej kohësh që opozita të sjellë emrat. Ditën e hënë do të sjellin ku do të depozitojnë emrat, dhe në seancën e parë do të miratojmë emrat dhe shumë shpejt do të nisim. Ne kemi dhënë miratimin tonë për komisionet dhe përshëndes faktin e ngritjes së komisioneve nga opozita”, përfundoi kreu i grupit socialist.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.