LAJMI I FUNDIT

DATA/ Zgjedhjet në funksionet drejtuese të selisë blu, Paloka: Në qershor mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së

21:38 - 28.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka bërë të ditur se ditën e premte më 3 qershor do të mblidhet Këshilli Kombëtar i selisë blu.




Pas votimit për Kryesinë, Paloka zbuloi se në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të Partisë Demokratike dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e kësaj force politike.

Ditën e premte, më datë 3 qershor, ora 17.00, do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD. Në rend të ditës do të jenë zgjedhjet në disa funksione drejtuese të PD dhe ngritja e institucioneve të tjera sipas përcaktimit në Statutin e PD”, shkruan Paloka në njoftimin e tij.

Ndërkaq ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë së PD. Në listën me 16 burra dhe 4 gra, në krye është Belind Këlliçi, i cili ka marrë 192 vota, i ndjekur nga Flamur Noka me 166 vota dhe Oerd Bylykbashi me 148 vota.

Ndërsa nga gratë më e mbështetura është Fatbardha Kadiu me 141 vota.

Më pak e votuara nga te gjitha te zgjedhurit eshte Eleina Qirici me 75 vota.

Ndërkohë Komisioni i Rithemelimit, i cili organizoi këtë proces tha se  votat për ish Presidentin Bujar Nishani nuk u numëruan pas lajmit për ndarjen e tij nga jeta.

  1. Fatbardha Kadiu 141 vota
  2. Ina Zhupa 126
  3. Jozefina Topalli 118
  4. Edith Harxhi 85
  5. Mimoza Hajdarmataj 78
  6. Eleni Qirici 75
  1. Belind Këlliçi 192 vota
  2. Flamur Noka 166
  3. Oerd Bylykbashi 148
  4. Ervin Minarolli 137
  5. Luciano Boci 128
  6. Agron Shehaj 123
  7. Luan Baci 121
  8. Grigerls Muçollari 116
  9. Gent Strazimir 100
  10. Enno Bozdo 96
  11. Keltis Kruja 91
  12. Arben Rustani 90
  13. Aldo Bumci 89
  14. Florion Mima 88

lista me anetaret e rinj te kryesise


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.