Kronikë

E RËNDË/ Dushi ua merr jetën dy vajzave dhe nënës në Fushë Arrëz (DETAJE)

17:47 - 28.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz, ku nëna dhe dy vajzat kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.




Sipas raportimeve fillestare ka qenë një masë që ka rënë në dushin e familjes.

Gazeta Shqiptare mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Kola. Nëna sebashku me dy vajza ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.

Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.