LAJMI I FUNDIT

Incidenti i efektivit në humnerë, Ambasada amerikane: Shqipëria na kërkoi ndihmë, dërguam helikopterin e KFOR-it për ta shpëtuar

21:52 - 28.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje nga shpëtimi i oficerit të policisë i cili u rrëzua dhe ra në humnerë në një zonë malore të fshatit Shosh të Dukagjinit, janë bërë me dije nga Ambasada Amerikane.




Në rrjetet sociale, Ambasada njoftoi se menjëherë pas ngjarjes autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmë dhe në bashkëpunim me KFOR-in është dërguar një helikopter Black Hawk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it i udhëhequr nga NATO.

Me anë të këtij helikopteri u bë i mundur edhe nxjerrja e oficerit të plagosur, thekson ambasada.

Sot (28 maj 2022), pas një kërkese për ndihmë nga autoritetet shqiptare për evakuimin mjekësor të dy policëve shqiptarë, të cilët pësuan një aksident të rëndë në një rajon malor në veri të Shqipërisë, Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO dërgoi në vendin e aksidentit një helikopter Black Hawk nga Trupa e Aviacionit Lindor të Komandës Rajonale të KFOR-it. Ekuipazhi mjekësor i evakuimit, me ndihmën performancës së lartë të helikopterit Black Hawk në shpëtimin me ngritje, nxorri në mënyrë të sigurt dy oficerët e plagosur të policisë dhe më pas u dha ndihmë mjekësore. Pas stabilizimit, personeli i plagosur është transportuar në spitalin e Tiranës për ndihmë të mëtejshme mjekësore”, shkruan ambasada amerikane në postimin e saj në rrjetin social në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.