BLUETOOTH

“Dubai Porta Potty”/ Robert Aliaj ‘solidarizohet’ me vajzat që hanin jashtëqitjet e sheikëve në Dubai, del LIVE me gojën ‘të lyer’ me…

09:55 - 28.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Robert Aliaj ka dalë në një emision televiziv i lyer me diçka në gojë për të folur për skandalin e “Dubai Porta Potty”.




Sipas tij, ka disa femra ne Shqipëri, që dalin në ekranet shqiptare dhe në fundjavë shkojnë në Dubai, edhe pse nuk kanë të ardhura. Ai tregoi se ka pasur raste se ka parë burra që i përdorin gratë si qelbësira.

“Dubai Porta Potty” është fenomeni që po trondit së fundmi botën. Në mediat sociale janë publikuar video të influencereve, të cilat lejojnë sheikët që në këmbim të parave t’u defekojnë në fytyrë.

Nuk kishte si ndodhte ndryshe dhe kjo temë u debatua këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”. Mes diskutuesve ishte edhe Robert Aliaj, i cili kishte zgjedhur edhe ta ilustronte fenomenin që po fliste.

Një gjë që u vu në dukje menjëherë nga Arian Çani i cili e konsideroi Aliajn një “artist të paparë”.

Arian Çani: Shiko si është bërë? Mund të më thuash ça ke bërë? Ke vënë paruke dhe…

Robert Aliaj: Të zakonshmet!

Arian Çani: Je lyer me fekale apo jo?

Robert Aliaj: Po!

Arian Çani: Kjo meriton një super “big up” ky është një artist i paparë. Kush ta bën një surprizë të tillë? Nuk ma tha as mua. Je i paparë plak nuk di ça të them. Je brilant. Mënyrë më të mirë për të ilustruar këtë që do flasim sot nuk ka!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.