BLUETOOTH

“Unë jam Fisnik Syla”/ Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës shfaqet i revoltuar: Nuk kam qejf të njihem si…

10:44 - 28.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla janë dyshja më e përfolur së fundmi në median rozë. Lidhja e tyre dhe situatat që e pasuan atë deri tek ndarja kanë bërë një “zhurmë” të madhe në rrjet. Së fundmi në një intervistë biznesmeni ka folur edhe një herë mbi martesën e tij me këngëtaren kosovare.




Ai u shpreh se tani që e kthen kokën pas është shumë i penduar që mori atë vendim dhe u martua me Fjollën. Më tej biznesmeni shtoi se e bezdis fakti që kudo në media përmendet si bashkëshorti i saj, duke treguar se ai është një person i formuar vetë.

“Unë jam Fisnik Syla, unë njihem edhe më parë në portalet belge si një biznesmen i suksesshëm dhe si deputet në komunën ku jetoj dhe nuk kam qejf të njihem si partneri i saj”,– u shpreh Syla.

Ju kujtojmë që një javë më parë nëpërmjet një videoje në instagram Fisniku tregoi se nuk ndikohet aspak nga ajo çfarë thonë të tjerët.

“Folni sa të doni, se s’po ju dëgjohet, çdo herë që po flisni për mua, thesari veç po më shtohet”. Duke qenë një personazh publik dhe i njohur, ai shpesh komentohet për jetën e tij private, madje ketë gjë ai e ndan vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar imazhe nga përditshmëria dhe projektet e tij.

Syla njihet për jetën luksoze që bën, e kjo vihet re sidomos nga udhëtimet në vendet e shtrenjta ku udhëton. Para disa kohësh u zbulua se Fisniku ishte denoncuar për një mashtrim.

Biznesmeni ishte paditur nga një kompani kosovare, për mospagimin e dy makinave të blera në vitin 2021.

Vlera e parave që Syla duhej t’i paguante kompanisë ishte 50 mijë euro. Por vetëm dy ditë më vonë, makinat u rishiten te një tjetër biznes, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori kesh dhe u largua për në Dubai. (panoramaplus)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.