LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Pjesa e dytë Liverpool-Real Madrid, anglezët përsëri në kontroll!

22:56 - 28.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dueli mes Liverpul dhe Real Madrid do të ketë vëmendjen e gjithë golit sot pasi përcakton fituesin e trofeut më të lakmuar për klube, Ligën e Kampioneve. Të kuqtë duan një hakmarrje për finalen e humbur katër vite më parë, ndërsa Reali të thellojë rekordin e trofeve të fituar.




Karlo Ançeloti ka vendosur të mos bëjë surpriza dhe ka publikuar më shumë se 2 orë para sfidës formacionin me të cilin do të niste ndeshjen. Një formacion në të cilin menjëherë madrilenët vendosën një rekord për turneun, duke qenë skuadra e parë që kishte në finale të paktën 4 lojtarë në përbërje që kishin luajtur 100 apo më shumë ndeshje në këtë turne: Benzema, Kros, Modriç dhe Alaba.

Ndërkohë, Klop ka bërë tre ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit në kampionat duke kthyer mes titullarëve Salah, Van Dajk dhe Fabinjo, për të lënë jashtë Zhota, Matip dhe Keita.

LIVE LIVERPUL-REAL MADRID 0-0

MINUTË PAS MINUTE

46’ Menjëherë rrezikshëm Liverpul me një harkim nga e djathta për Luis Diaz në shtyllën e dytë por mbtoja e madrilenëve largon sferën.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime te dy skuadrat.

45’+4’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Pas 4 minutash pritje, konfirmohet vendimi që Benzema ishte në pozicion jashtë loje.

43’ Harkim nga e majta i Alaba, Benzema kontrollon në zonë, pastaj çon sferën në qendër. Aty Alison nuk kontrollon dhe topi kthehet të Benzema i cili gjuan në portën e boshatisur dhe shënon. Por ai sinjalizohet  në pozicion jashtë loje dhe nis një pritje e gjatë e sistemit VAR, shkruan Panoramasport mes të tjerash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.