AKTUALITET

Raundi i tretë për presidentin, sot shansi i fundit për emrat nga PD

08:16 - 29.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Opozita ka mundësinë e fundit që t’i “imponohet”  mazhorancës që presidenti i ri të dalë nga propozimet e tyre. Kjo sepse raundi i tretë është i fundit ku duhen të paktën 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Në raundin e katërt, socialistët kanë paralajmëruar se do t’i japin shqiptarëve një president, pasi i kanë 71 votat që i duhen.




Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj në orën 10:00 teksa negociatat mes palëve nuk kanë prodhuar konsensus mes palëve. Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj akuzon mazhorancën se kanë prishur marrëveshjen, referuar këtu draftit të tij ku në një nga pikat parashikonte që emri i ri i presidentit të shkonte në Kuvend me firmat e përbashkët të demokratëve dhe socialistëve. Mirëpo, kreu i grupit socialist, Taulant Balla tha se nuk kanë pranuar një pikë të tillë dhe se një opozita nuk do i hiqte kurrë të drejtën mazhorancës që të propozonin një emër.

Teksa mosdakordësia mes PS-PD është e pritshme, përplasje ka pasur edhe nga vetë brenda opozitës. Fatmir Mediu që është në këtë tryezë si kryetar i grupit Aleanca për Ndryshim këmbëngulë që opozita duhet të japë një emër ose të mos ulët më në një tryezë të përbashkët, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe Alibeaj shfaqet mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.

Mbetet për t’u parë nëse opozita do të propozojë një emër këtë raund.

Si zgjidhet presidenti i ri

10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret maksimumi duhet të ishte data 24 maj, pasi mandati i Metës mbaron më 24 korrik.

Tashmë është koha e propozimit zyrtar të kandidaturave, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës maksimalisht në gjysmën e dytë të muajit qershor do të jetë i zgjedhur, duke qenë se data e fillimit të procesit është konsideruar data 10 maj. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.