BLUETOOTH

Po martohet? Ja çfarë fshihet pas fotove të Fjoralba Ponarit me vello nusërie

20:19 - 31.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke qenë se së fundmi ka folur për martesën, një pjesë e mirë e ndjekësve të Fjoralba Ponarit menduan se ajo mund të jetë duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin, por jo.




Ajo publikoi në Instagram disa foto ku dukej se po martohej. Fillimisht foton e një velloje dhe pastaj një foto të sajën me vello ku nuk dukej qartë. “Dhe loti që pikooon”- shkroi ajo krah fotos.

Megjithatë nuk bëhet fjalë për asnjë dasmë. Fjoralba do jetë pjesë e një seti fotografik ku do pozojë veshur me disa fustane nusërie. E gjitha lidhet me profesionin dhe jo me jetën personale.

Moderatorja ka kohë që e ka bërë lidhjen e saj publike, por nuk ndan shumë detaje apo foto me partnerin e saj në rrjetet sociale. Në fakt siç ka treguar ajo vetë kjo është zgjedhja e të dashurit të saj që nuk i pëlqen shumë vëmendja, ndaj ajo nuk shfaqet shumë shpesh me të në publik. Pak muaj më parë E ftuar me mikeshën e saj Argjira Spanca në “Ëndërrtjerrësit”, Fjoralba tha mos të habitemi nëse ajo dhe Françesko martohen para Gjirës dhe Gracianos.

Ishte vetë moderatorja që postoi foto të njëpasnjëshme me partnerin e saj rreth 3 vite më parë duke na e fshehur portretin, por gjithsesi identiteti i tij u zbulua. Në rrjet u përhapën fotot dhe u zbulua se partneri i saj është atlet në sportin e xhudos dhe inxhinier software.

Kohë më parë Fjoralba deklaroi se emisionin e saj “Më thuaj një dëshirë” e ka shijuar në maksimum, aq sa po mendon të bëjë dhe një fëmijë vetë. Kjo dëshirë e shprehur publikisht i habiti të gjithë, sepse Fjoralba nuk kishte folur më parë për diçka të tillë.

“Kam kaluar aq mirë me fëmijët në emision sa po e mendoj të filloj të punoj dhe vetë për një fëmijë. Të jetë për mua familjen time e dua skuadër futbolli. Dëshira është e tillë, tjetër gjë si do na rezultojë udhëtimi”, u shpreh Fjoralba asokohe.

Duket se Fjoralba dhe Françesko janë gati për faza më të mëdha në jetën e tyre.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Jeni dy yje shume te bukur, sa me shpejt, aq me mire, femijet jane gezimi I jetes, qofshit te lumtur dhe me nje familje te mrekullueshme. Zoti ju ndihmofte gjithe jeten.

    Përgjigju ↓