Horoskopi

HOROSKOPI SOT/ Ditë e favorshme për njohje të reja. Në punë do të duhet të jepni më të mirën!

07:05 - 07.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi




Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Hëna është në krah tuaj. Kjo ditë e martë 7 është e favorshme për njohje të reja, përfitoni prej saj. Në punë do të duhet të jepni më të mirën, kjo është e rëndësishme.

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Çiftet që janë të lidhur prej kohësh dhe që tashmë jetojnë bashkë, mund të mendojnë të bëjnë një hap më tej. Të martohesh nuk do të ishte një ide e keqe. Në punë duhet të jeni të kujdesshëm për çështjet ekonomike.

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Për disa do të jetë e nevojshme të bëjnë një bisedë të pakëndshme me partnerin/en. Ka ardhur koha. Nëse punoni shumë, do të bëhet gjithnjë e më mirë situata juaj në punë. Kushtojini vëmendje këtyre dy ditëve, e martë dhe e mërkurë.

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Me siguri do të ketë surpriza në dashuri. Pika e kthesës mund të ndodhë këtë të shtunë. Në punë, megjithatë, me shumë mundësi do të filloni diçka vërtet të rëndësishme.

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Të fokusohemi më shumë në të enjten dhe të premten sepse do të lindin situata shumë interesante, filloni të përgatiteni që tani. Në punë do keni disa probleme për shkak të pozicionimit kundër të Saturnit. Megjithatë, për fat të mirë, Jupiteri është në anën tuaj.

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë e martë. Nëse doni të bëni diçka, e marta 7 qershor është dita e duhur. Në punë keni shumë gjëra për të riorganizuar, përpiquni të qëndroni të fokusuar.

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Me siguri kjo është një kohë disi e vështirë dhe stresuese. Në aspektin profesional duhet të vijoni punën të qetë pa pasur shumë pretendime apo pritshmëri.

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ditët e kësaj jave janë pak të çuditshme. Paqja shpirtërore është gjëja më e rëndësishme, pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme me të cilat përballeni. Në punë duhet të prisni radhën për të bërë gjëra.

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Mund të ketë lajme të mëdha në lidhjen që keni krijuar. Në punë do keni përgjegjësi të reja.

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Dita e martë mund të jetë pa dyshim më e mirë se e hëna 6. Në punë duhet të filloni diçka nga e para.

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Nëse keni ndonjë problem, është e rëndësishme t’i adresoni ato menjëherë. Në punë mund të filloni të mendoni për diçka të re.

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Duhet të merrni pak kohë për të menduar dhe kuptuar gjërat që janë më të përshtatshme për ju. Në punë mund të keni lajme që i keni pritur prej kohësh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.