Horoskopi

HOROSKOPI SOT/ Duhet të përqendroheni më shumë tek çështjet e dashurisë. Në punë do të ketë disa kriza, por…!

07:05 - 08.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Dashi




Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Është e rëndësishme të qëndroni të qetë këtë të mërkurë. Mjaft më me diskutime dhe tensione. E njëjta situatë edhe në punë, më mirë të qëndroni larg problemeve.

 

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Nga kjo e mërkurë duhet të përqendroheni më shumë tek çështjet e dashurisë, keni një shans të mirë. Problemet e vjetra mund të zgjidhen në punë.

 

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Mëngjesi nuk do jetë i lehtë por pasditja do të ketë surpriza të mëdha. Në punë do të ketë disa kriza por të gjitha mund të kapërcehen.

 

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Kujdes nga rimendimi i ish-ëve, nuk është gjithmonë një ide e mirë. Në punë do të ketë disa probleme.

 

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Në dashuri mos u dorëzo, ka gjithmonë mundësi. Në punë duhet të fokusoheni më shumë për të arritur të gjitha objektivat.

 

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Do të ketë mundësi të mira për të reflektuar për dikë që keni lënë të largohet nga ju. Mos e humbni shpresën as në punë.

 

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Ka ditë që me siguri gjërat do të përmirësohen, ndaj nuk mund të ankoheni. Një surprizë do të vijë këtë mbrëmje të mërkurë. Kujdes nga përplasjet me eprorët në punë.

 

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Tani që keni kuptuar deri diku se çfarë doni nga partneri juaj, mund të dëshironi të filloni diçka më serioze. Në punë duhet të punoni gjithnjë e më shumë për të arritur maksimumin.

 

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ka shumë gjëra në punë që mund të përmirësohen. Në sferën e dashurisë, për fat të mirë, partneri juaj është gjithmonë pranë jush.

 

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Mundohuni të jepni gjithçka në lidhjen tuaj. Sidomos gjëra që mendoni se do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Në punë do të jetë një situatë më e mirë.

 

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Kaosi i kësaj periudhe ju bën të humbni fokusin tek gjërat e rëndësishme. Lërini pak mënjanë problemet e punës.

 

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ka shumë gjëra që mund të jenë më mirë, përpiquni t’i përmirësoni ato. Ka gjëra në punë që nxjerrin nevojën të ngriheni dhe të flisni me shefin tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.