AKTUALITET

Lajm i zi për Cirkun shqiptar/ Ndahet nga jeta “Mjeshtrja e Madhe” Vitore Sallaku!

13:01 - 09.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një humbje e madhe është shënjuar për Cirkun dhe publikun shqiptar. Mësohet se “Mjeshtrja e Madhe”, akrobatja Vitore Sallaku është ndarë nga jeta. E cilësuar si një nga ikonat e akrobacisë dhe cirkut shqiptar, ajo ofroi kontributin e saj, jo vetëm si artiste, por edhe si pedagoge e shkrimtare.




Vitore Sallaku vinte nga një familje e persekutuar prej sistemi komunist, ku të atin Lorenc Rashën e pushkatuan. Megjithatë, falë aftësive dhe talentit, të ndjerës nuk ia ndërprenë të drejtat e studimit në Ish- Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë. Nga ana tjetër, kjo goditje e familjes Rasha, tentoi të vinte në pikëpyetje karrierën artistike të bashkëshortit të saj Skënder Sallakut,  i cili nuk hoqi dorë kurrë prej saj.

Si një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut me një kontribut për më shumë se 35 vjet, Vitore Sallaku u nderua në tetor të vitit 2021 nga Presidenti ende në detyrë, Ilir Meta me titullin “Mjeshtre e Madhe”. Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila përmes një statusi në Facebook ka ndarë lajmin e hidhur me të gjithë shqiptarët.

“Një grua e rrallë, energjike, një artiste e talentuar, një nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne. Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik! Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.