Horoskopi

Mësoni çfarë parashikojnë yjet këtë të shtunë, 11 Qershor

07:23 - 11.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dashi 21/3 – 20/4




Do të jetë një ditë me emocione të forta. Do të keni interes të mësoni sekretet e njerëzve që iu rrethojnë. Është ditë e përshtatshme për t’u marrë me sport. Keni shumë ëndrra, punoni që ato të bëhen realitet.

Demi 21/4 – 21/5

Kjo nuk është dita më e favorshme për zhvillimin e planeve që keni. Kalojeni ditën me familjen nëse nuk jeni në punë. Bëni kujdes për shëndetin dhe merruni me sport.

Binjakët 22/5 – 21/6

Dita është e favorshme për të luajtur me instrumente muzikore, për t’u marrë me art apo edhe për të lexuar. Nëse jeni në kërkim të një lidhjeje, do të merrni propozime nga dikush që nuk e prisnit.

Gaforrja 22/6 – 22/7

Ju që jeni në një lidhje yjet ju favorizojnë që ëndrrat t’ju bëhen realitet. Çdo aktivitet që do ndërmerrni do të keni sukses. Kujdes me ushqimet. Është mirë të merreni me sport.

Luani 23/7 – 21/8

Luanët nuk do të jenë në gjendje të qëndrojnë indiferentë ndaj mendimeve të njerëzve. Nëse keni lindur në mes të gushtit do të jeni duke shpresuar për një mrekulli. Gjithashtu një problem i juaji do të sqarohet.

Virgjëresha 22/8 – 23/9 13

Qershori është i përshtatshëm për relaksim dhe për t’u marrë me veten. Nëse ndiheni të lodhur, ju duhet të merrni pushime. Mendoni me pozitivitet, kjo ju sjell më shumë qetësi shpirtërore.

Peshorja 24/9 – 23/10

Axhenda e lirë është thjesht një domosdoshmëri sot. Një shëtitje në ajër të pastër do t’ju bëjë shumë mirë. Shoqëria juaj do e kuptojë se jeni të pazëvendësueshëm

Akrepi 24/10 – 22/11

Sot mos filloni asnjë projekt të ri. E keni ende të vështirë të hiqni qafe kujtimet e së kaluarës. Ato ju mbajnë ende peng. Kaloni orët me shoqërinë që të mos bini në monotoni.

Shigjetari 23/11 – 22/12

Do t’i vendosni vetes kufizime dhe kjo do të sjellë një ditë të mërzitshme. Puna juaj ju duket e vështirë, megjithëse nuk keni asnjë arsye. Mendojeni veten edhe pa internet, jetoni dhe pa atë.

Bricjapi 23/12 – 20/1

Mos kryeni asnjë transaksion monetar. Gjatë gjithë ditës ju do të kaloni shumë kohë duke u marrë me ëndrrat dhe jo me punën aktuale. Bëni kujdes, rrezikoni shumë!

Ujori 21/1 – 19/2

Një ditë më tepër se e zakonshme. Do përtoni të ngriheni nga shtrati. Njerëzit që ju rrethojnë do t’ju duken të lodhshëm. Është mirë të kontrolloheni tek një mjek.

Peshqit 20/2 – 20/3

Të lindurit e kësaj shenje vazhdojnë të merren ende me të kaluarën. Hidheni pas krahëve dhe shijoni të tashmen. Jetoni jetën, pavarësisht atyre që keni kaluar. Do kuptoni që edhe lumturia fillon edhe rritet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.