DOSSIER

20 VITE MË PARË/ Gazeta Shqiptare: Festa e PS, Nano bëhet shofer i Ylli Popës, pas koktejlit e çon me makinën ë shtëpi

07:00 - 13.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

 13 Qershor 2002 – Çfarë shkruante “Gazeta Shqiptare”




Jorida, Dialogu në telefon me të atin: Të sjell makinën

“Baba, eja më tako në vendin sekret”

Dialogu mes vajzës dhe babait para dhe pas intervistës në Televizion. Sami Jaupllari: S’e heqim denoncimin

Jorida: “Babi do të dërgoj makinë”

Studentja: Eja të më takosh në vendin sekret

Tiranë

Sot është dita e katërmbëdhjetë që Jorida Jaupllari, “është zhdukur” për policinë, familjen dhe të fejuarin Altin Qato. Njëzetedyvjeçarja nga qyteti i Çorovodës (pak muaj më pas mbush njëzetetre), vetëm dy orë përpara se të dilte mesditën e pardjeshme në ekranin e një televizioni kombëtar, ka telefonuar babain e saj Sami Jaupllari.

 

“Unë do flas në televizion sepse mbi mua kanë “hedhur baltë”. Jam mirë, por ti duhet të tërheqësh denoncimin dhe njerëzit e arrestuar të lirohen…” Gjithsesi dalja e Joridës në TV Klan nuk ka bindur as prindërit as policinë dhe as shoqet dhe shokët e vjetër të studentes së Ekonomikut.

Të njëjtën gjë ka pranuar edhe njeriu më i akuzuar në atë rrëfim televiziv, kryepolici Qato. Të gjithë deklarojnë se ajo nuk foli “si Jorida që njohim ne”. Ndërkohë që pardje në të dy bisedat që ka pasur me babain e saj ajo ka ngulur këmbë për tërheqjen e denoncimit dhe njëkohësisht ka ripërsëritur që ka frikë të dalë sepse gjatë ditëve të “arratisjes” është kërcënuar vazhdimisht (nuk dihen ende personat) me marrjen e jetës së saj.

Jorida nën presion?

Njeriu i parë që mësoi se Jorida Jaupllari do të dilte në një nga televizionet shqiptare dy ditë më parë për të rrëfyer alibinë e saj dhe njerëzve që akuzohen nga policia si rrëmbyes ishte i ati Sami Jaupllari. Mesditën e së martës, pasi bie zilja në celularin e babait të studentes së rrëmbyer, në ekranin e telefonit shfaqet një “numër privat”. Ishte Jorida. Vajza që i ka telefonuar prindërit vetëm një herë që nga dita e zhdukjes (edhe pse ka qenë shumë e lidhur me ata), ka telefonuar përsëri pas zhurmës në shtyp për fatin e saj dhe “ngushtimit të rrethit” nga ana e policisë. Njerëzit që “e shoqërojnë” duket hapur (sipas policisë) që janë duke përdorur vajzën dhe nëpërmjet asaj prindërit për të hyrë në negociata për mbylljen e çështjes sido që të jetë e vërteta e saj.

“Jorida kthehu” 

Jorida ka paralajmëruar babain se në orën 15.30 minuta do të dilte në televizion (kaseta sipas policisë është me “rrëfimin” e saj e është bërë ose në orët e vona të natës së të hënës ose mëngjesin e pardjeshëm). Sami Jaupllari e ka këshilluar vajzën që të mos dalë në televizion… por përpjekja e tij ka qenë e kotë sepse sipas krerëve të policisë së Tiranës veprimet e njerëzve që kanë organizuar “zhdukjen në vazhdimin e kësaj “historie” është e planifikuar. Babai i studentes ndërkohë vazhdon të jetë “këmbëngulës” në mostërheqjen e denoncimit, duke kërkuar nga vajza e tij që ta kalojë dhe pastaj çdo gjë do të bëhet siç do ajo… Menjëherë pas “rrëfimit emocional” në televizion të 22-vjeçarës së bërë tashmë një person publik, ajo ka telefonuar përsëri të atin. Përsëri në mënyrë absurde (nëse i referohemi fjalëve që deklaroi në TV) ajo ka kërkuar që çështja të mbyllet. Por babai i saj ka këmbëngulur që Jorida ta takojë… Atëherë ajo i ka propozuar një makinë në dispozicion, e cila do ta çonte Sami Jaupllarin në “strofullën” ku fshihet e bija. Por ai nuk ka pranuar sepse ‘fshehja e vajzës në këtë mënyrë është absurde. Nëse është e dashuruar let ë dalë hapur. Jo Altini, por asnjeri në botë nuk mund të përbëjë më rrezik për vajzën time. Por unë kam frikë se…”.

Po.ho


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.