LAJMI I FUNDIT

NDESHJA SHQIPËRI-ESTONI/ Zgjohen kuqezinjtë, nisin gjuajtjet drejt portës së miqve (VIDEO)

19:34 - 13.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore ndaj Estonisë ku trajneri Edi Reja ka vendosur që të bëjë eksperimente. Ndaj ai ka larguar një pjesë të madhe të lojtarëve titullarë, duke preferuar që të shohë emra të rinj përballë estonezëve.




Megjithatë, rreshtimi nuk do të ndryshojë, pasi është i njëjti 3-5-2, ndërsa ka jo pak çudi në përbërje. Në portë e nis Selmani dhe para tij do të jetë treshja Mihaj-Veseli-Bajrami. Ky i fundit ka qenë i grumbulluar me Shpresat dhe nuk figuronte në listën e përfaqësues shqiptare, as pas ndryshimeve të fundit. Në krahë do të jenë Hysaj në të djathtë dhe Hoxhallari në të majtën.

Në mesfushë janë Çokaj dhe Ramadani pak më të tërhequr me Çekiçin që ka barrën e punës në aspektin ofensiv, ndërsa në sulm është dyshja Vrioni-Seferi që e nis nga fillimi me Brojën dhe Uzunin që do të jenë zëvendësues në këtë sfidë.

LIVE SHQIPËRI-ESTONI 0-0

MINUTË PAS MINUTE

63’ Reja hedh në fushë Abrashin në vend të Çokajt, ndërsa Mersinaj aktivizohet në vend të Vrionit.

60’ Harkim i rrezikshëm nga e majta e sulmit të Estonisë, Pum ka mundësinë të gjuajë në kuadrat me kokë, por nuk ka shënjestrën e duhur për të çuar topin në rrjetë.

53’ Çekiçi ekzekuton goditjen e dënimit ballore në kufijtë e zonës, por gjen përsëri të gatshëm Igonen i cili grushton.

52’ Somets ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Çekiçit.

49’ Uzuni kombinon me Çekiçin në krahun e majtë dhe tenton direkt portën nga jashtë zonës, gardiani i miqve reagon mirë dhe largon sferën.

47’ Goditje dënimi ballore e ekzekutuar nga Çekiçi direkt në portë, portieri i miqve grushton sferën.

46’ Pjesa e dytë e ndeshjes nis me Brojën dhe Uzunin në fushën e lojës në vend të Seferit dhe Veselit. Gjithashtu Kastrati merr vendin e Selmanit në portë.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’ Jepet 1 minutë shtesë në fund të pjesës së parë.

39’ Një top i gjatë pa pretendime i estonezëve krijon probleme pasi Sorga shfaqet rrezikshëm pata zonës së Selmanit. Por në fund Veseli largon topin duke ndalur këtë kundërzbritje.

34’ Dy tentativa radhazi të estonezëve me një goditje këndi e me një rivënie anësore, të dyja të ekzekutuara me skema që çojnë lojtarë në pozicion gjuajtje. Por për fat në të dy rastet nuk gjejnë katërkëndorin e Selmanit.

33’ Çokaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

32’ Aksion thuajse perfekt i kuqezinjve në krahun e djathtë me Çekiçin i cili harkon në qendër për Vrionin. Sulmuesi gjuan me kokë por kalon topin mbi traversë.

28’ Seferi bën gjithçka vetë në krahun e majtë me një shpërthim në zonë, por diagonalja e tij e fortë devijohet jashtë katërkëndorit.

23’ Harkim nga e majta i Hoxhallarit në zonë për Vrionin, sulmuesi godet me kokë por nuk gjen katërkëndorin.

20’ Minutat e para të ndeshjes mbyllen pa asnjë shkëndijë drejt portës si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Estonia e cila është e gjitha e përqendruar në mbrojtje.

18’ Tentativë e kuqezinjve për të dalë në krahun e majtë me Hoxhallarin, harkimi i tij ndalet nga Kuri i cili bllokon sferën.

14’ Një harkim në zonë pas një goditje dënimi krijon pak panik te kuqezinjtë, por Selmani del dhe grushton larg katërkëndorit.

9’ Aksionet kuqezi janë përqendruar në krahun e djathtë, me shpërthimet e Hysajt që shfaqet shpesh para. Por mbrojtësi i kuqezinjve nuk gjen hapësirën për të krosuar në zonë, i mbuluar gjithmonë mirë nga mbrojtësit kundërshtarë.

5’ Qarkullim i gjatë i topit për kuqezinjtë, por të cilët për momentin nuk kanë gjetur hapësirën për të goditur portën kundërshtare.

2’ Hoxhallari jep një pasim të gjatë nga e majta për Vrionin, por sulmuesi nuk arrin këtë top në thellësi.

1’ Nis dueli me topin nga qendra të luajtur nga lojtarët e Estonisë.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Selmani, Veseli, Mihaj, Bajrami, Hysaj, Hoxhallari, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Seferi, Vrioni.
Trajner: E. Reja

ESTONIA: Igonen, Kusk, Paskotsi, Luka, Pum, Sumets, Petson, Miller, Pari, Sorga, Zenjov.
Trajner: T. Haberli

shqip est

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.