AKTUALITET

Bursa për studentët ekselentë, kush janë 3 kategoritë që përfitojnë

20:26 - 14.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Arsimit Evis Kushi e ftuar në në Abc, tha se Këshilli i Ministrave ka miratuar politikën e re që lidhet me programet e studimit që janë prioritet kombëtar dhe për mbështetjen financiare për studentët e shkëlqyer dhe për studentët që ndjekin në universitete publike një nga programet që konsiderohen prioritet kombëtar, ndërkohë që është hartuar lista e programeve prioritare që cilat u përkasin shkencave humane, shkencave natyrore, inxhinierike, bujqësi, veterinari, shërbime, etj.




Të gjitha ata që tre vitet e studimit i mbarojnë me notën mesatare 10 dhe provimet e maturës me mbi 9.5, e përfitojnë bursën dhe përjashtimin nga tarifat, edhe pse zgjedhin çdo lloj dege që preferojnë.

Kategoria e dytë e maturantëve që përfitojnë, janë ata me mesatare minimumi 8.5 dhe zgjedhin një nga programet prioritare (që rrezikojnë të mbyllen). Një tjetër kategori përfituese janë maturantët që kanë zënë një nga 3 vendet e para në olimpiada ndërkombëtare, në të cilat ka të paktën 15 vende pjesëmarrëse. Programi që ata zgjedhin lidhet me fushën ku ka marrë çmim.

Një tjetër vendim që ishte ai për uljen e mesatares për degët e mësuesisë në fakultete ka shkaktuar konfuzion dhe reagime. E ftuar në Radarin Informativ, ministrja Kushi sqaroi se  nga 7.5 nota mesatare e pranimit në universitet ulet në 6.5. Ky ndryshimi i notës mesatare sipas saj përshin vetëm maturantët që nuk duan të bëhen mësues. Për ketë të fundit nota mesatare nuk ndryshon.

“Pasi miratuam VKM në daljen që bëjmë unë e theksova dhe e përsërita 2 herë. Ne i qëndrojmë kritereve për mësues sepse duam që fëmijët tanë të kenë mësuesit më të mirë. E mban mend kam qenë e kujdesshme që edhe kur e kam pasqyruar në rrjete sociale lajmin ta theksoj edhe aty. Për mësuesit nuk ka ndryshim të kritereve.

Ka shumë debat në aspektin e mesatares. Ne i kemi rritur pagat. Të jetë për mua dua që mësuesve tu rritet paga më shumë se të gjitha profesioneve të tjera. E kam ngritur zërin por s’është nevojë se e kam këtë dakordësi në qeveri se të gjithë janë dakord që mësuesit të kenë pagat më të larta. Ne kemi mësues të shkëlqyer. Ju nuk i jepni lajm mësuesit e mirë por jepni një mësues që gabon diku. Ne kemi mësues shumë të mirë në këtë sistem. Ne kemi dhënë mundësinë që edhe ata që nuk duan të bëhen mësues por duan të vazhdojnë për mësuesi, për shembull duan të bëhen gazetare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.