KULTURË

“Sunny Hill Festival” do të mbahet në Tiranë dhe jo në Prishtinë, Rama: S’ka si Tirona jo!

20:31 - 14.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që festivali “Sunny Hill” do të organizohet në Tiranë dhe jo në Prishtinë.




Debate për organizimin në Kosovë, “Sunny Hill Festival” zhvendoset në Tiranë! Do të zhvillohet më… (DATA)

Sipas kreut të qeverisë, ky është një lajm i mirë, duke shkruar: “S’ka si Tirona jo”.

Gjithashtu Rama shkruan se javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit.

Postimi i Ramës:

LAJM I MIRË

Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

S’ka si Tirona jo❤️

edi rama sport

Themeluesi dhe organizuesi i këtij aktiviteti, Dukagjin Lipa tha se arsyeja e mosmbajtjes së festivalit në Prishtinë është “për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin”.

Në letrën që ai ua ka dërguar krerëve të shtetit dhe zyrtarëve tjerë institucionalë, të cilën e ka publikuar në Facebook, thuhet se edhe pse janë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare për dhënien e një hapësirë në shfrytëzim të platformës së festivalit, kjo kohë, sipas tij, ka qenë e pamjaftueshme për institucionet të marrin një vendim përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit përgatitjet për mbajtjen e këtij edicioni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.