LAJMI I FUNDIT

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat për 24 orët e fundit: 92 raste të reja! Asnjë humbje jete

16:31 - 15.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 92 raste të reja me COVID nga 511 testime të kryera në total. Ndërkohë nuk është shënuar asnjë humbje jete.




Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 65 në Tiranë, 7 në Vlorë, 5 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Durrës, Patos, Delvinë, Memaliaj, Korçë, Elbasan.

Janë 409 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,007 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.  Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.

Statistika (15 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          92

Të shëruar në 24 orë       56

Të shtruar në spitale         8

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 511

Testime totale               1,836,208

Raste pozitive                  276,913

Raste të shëruara             273,007

Raste Aktive                         409

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            299

Vlorë               41

Fier                  26

Gjirokastër        10

Korçë                9

Shkodër            9

Durrës               6

Berat                 4

Elbasan             3

Lezhë         2


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.