Kronikë

“Qeveria nuk na merr parasysh, kemi shumë probleme!”/ Invalidi në protestën kundër rritjes së çmimeve: Turp dhe qesharake

19:11 - 15.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protestës kundër rritjes së çmimeve që po mbahet këtë të mërkurë në kryeqytet i janë bashkuar edhe persona me aftësi të kufizuara.




Një prej tyre, mori fjalën duke i kërkuar qeverisë që të marrin në konsideratë problemet që ata kanë.

Ai tha se është turp dhe qesharake që të marrin 70 mijë lekë të vjetra. Invalidi i bëri thirrje të rinjve që të mos largohen, por të punojnë në Shqipëri.

“Të dashur qytetarë të Tiranës, ne kemi shumë probleme. Qeveria dhe oligarkët nuk marrin parasysh asnjë nevojë jetike. Ne marrim 70 mijë lekë të vjetra. Kjo është turp dhe qesharake.

I bëj thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë protestë. Rinia shqiptarë mos të ikë jashtë shtetit, por të punojë në Shqipëri”, tha invalidi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.