AKTUALITET

Jeta e vështirë e periferive të Durrësit/ Pronarët e marketeve: Njerëzit s’kanë më lekë! (VIDEO)

12:40 - 16.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata ekonomike, sidomos e shtresave në nevojë, është përkeqësuar ndjeshëm, pasi rritja e ndjeshme e çmimeve të produkteve të shportës dhe karburanteve i ka pakësuar në maksimum shpenzimet familjare.




Kriza e thellë që po kalojnë shumë familje reflektohet direkt në marketet e lagjeve, ku pronarët e tyre po shkojnë drejt falimentimit për shkak të uljes së ndjeshme të xhiros dhe akumulimit të borxheve të papaguara nga klientët.

Shumë nga pronarët e bizneseve të vogla në zonën e Arapajt, Durrës, ankohen për mungesën e të ardhurave, sepse rënia e fuqisë blerëse dhe largimi masiv i banorëve të periferive jashtë vendit e ka bërë thuajse të pamundur për ta mbajtjen hapur të biznesit.

Listat e gjata të borxheve janë të pranishme në secilin biznes, ndërkohë që pohojnë se klientët blejnë vetëm produktet esenciale. Për shumë nga klientët, frutat janë bërë “mollë” e ndaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.