AKTUALITET

Braçe ironizon gafën e ministres së Bujqësisë: Fshati Bubullimë nuk është në Divjakë, por në Lushnjë!

19:28 - 17.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Problematikat me të cilat hasen fermerët, kanë përplasur në distancë deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, me ministren e Bujqësisë Frida Krifcën.




Ministrja Krifca, ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku thotë se ishte e pranishme në fermën e Apostolit, i cili kultivon shalqinj, ndërsa ka ngatërruar edhe vendin se ku punon fermeri, pasi e ka shkruar Bubullime të Divjakës dhe jo të Lushnjës. Ndër të tjera ministrja thotë se shalqini që kultivon fermeri, do të jetë i gatshëm për tregtarët e Tiranës për rreth një javë duke shtuar se nga AZHBR ka ai ka përfituar traktor dhe agregatë që do ta ndihmojnë për të mekanizuar shërbimet në fermë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit socialit Erion Braçe, i cili i vë në dijeni ministres gabimin me përcaktimin e vendit. Veç kësaj, fermeri që ministrja njeh si Apostol, është Turi dhe se shalqinin pas disa ditësh do ta shesë me vetëm 4-5 lekë.

‘Bubullima nuk është në Divjakë, është në Lushnjë. Çmimi i shalqinit sot në Divjakë 15 lekë! Kur t’i piqet Turit siç e njohim ne e Apostolit sipas jush çmimi do të jetë 4-5 lekë.’- shkruan Braçe duke ju përgjigjur ministres.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.