AKTUALITET

“Nuk kemi pse trembemi nga një ëndërr”/ Rama premton të sjellë Formula 1 në Shqipëri

20:36 - 17.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i vendit, Edi Rama premtoi se do të sjellë në Shqipëri edhe Formula 1.




I pranishëm në edicionin e panairit të makinave “Automotive Fair Albania”, kryeministri u shpreh se ky është një panair i veçantë dhe i pari i këtij lloji në vendin tonë.

Rama: Është një panair i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industri e cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të krijojmë vende pune.

Dua t’i ftoj ata që na ndjekin që të vijnë ta vizitojnë këtë hapësire ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët. Ky aktivitet ka një profil shumë të veçantë. Askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të kishim në Tiranë një finale evropiane në futboll dhe e patëm. Po kështu besoj se nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri dhe të arritjes deri te një garë e Formulës1, në një pistë me të gjitha standarde.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.