AKTUALITET

Vjedhje apo abuzim? Shqipëria dhe Zvicra me çmimin e njëjtë të naftës, lë pas vendet e tjera të pasura në botë

15:29 - 17.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bordi i Transparencës bëri sot publike çmimet e reja të karburanteve. Sipas tabelës së të dhënave rezulton se karburantet kanë pësuar rritje të mëtejshme.




Kjo bën që Shqipëria të jetë një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë, duke u renditur e dhjeta, ku vendin e parë e zë çmimi më i shtrenjtë.

Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Global Petrol Price nafta shitet me 2.24 dollarë/litër, 0.003 dollarë më pak se Zvicra, që ndodhet në vendin e nëntë.

Mesatarja e çmimit të naftës në botë, deri në datën 13 qershor,  është 1.38 dollarë, pothuajse sa gjysma e çmimit të asaj që shitet në Shqipëri.

Para Zvicrës tetë vende të tjera që i përkasin botës së pasur, si Mbretëria e Bashkuar, Monako, shtetet Skandinave dhe në krye Hong Kong, që mban çmimin më të lartë, 2.77 dollarë/litër.

Vendi ynë lë pas Gjermaninë, Belgjikë, Singaporin, Francën dhe çdo vend tjetër në botë, për çmimin e lartë të karburanteve.

Në listën e çmimit të benzinës, Shqipëria nuk është më në Top Ten, por renditet në vendin e 24-të, me 2.11 dollarë/litër, përsëri në mesin e vendeve të pasura, pa përfshirë Barbados dhe Republikën Qendrore Afrikane.

2.24 dollarë për një litër naftë, këmbehet në 2.58 lekë në Shqipëri, çmimi që vendosi Bordi i Transparencës, në takimin e fundit të tyre.

Shtrenjtimi është arsyetuar me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare për shkak të pasigurisë së tregjeve që burojnë nga lufta në Ukrainë.

Në fillim të muajit mars, Qeveria krijoi bordin e fiksimit të çmimit tavan të karburantit pas protestave të qytetarëve, që pasuan rritjen e tyre me 260 lek për litër nafte në pikat e pakicës.

Përgatiti: E.D 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.