LAJMI I FUNDIT

COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, mbi 100 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

17:20 - 18.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të dhënat se në 24 orët e fundit janë testuar 482 qytetarë, nga të cilët 129 qytetarë kanë rezultuar të infektuar.




Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 129 qytetarë, në këto bashki:

89 në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnje, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.

Janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 129

Të shëruar në 24 orë 18

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 482

Testime totale 1,837,710

Raste pozitive 277,270

Raste të shëruara 273,095

Raste Aktive 678

Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 505

Vlorë 52

Fier 38

Lezhë 24

Durrës 20

Gjirokastër 10

Korçë 9

Berat 8

Shkodër 5

Elbasan 4

Dibër 2

Kukës. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.