Kosova

“Lavrovi flet vetëm për shqiptarët dhe Kosovarët e vrarë”/ Rama: Ne nuk kemi asnjë të dhënë

18:55 - 20.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin e sotëm në kuadër të prezantimit të librit më të ri të ish-ministri i Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.




Rama mes batutave tha se gjithë ai milet ishte mbledhur në promovimin e librit.

“Me thënë të drejtën ndihme në siklet se gjithë ky milet për një libër, është pak shqetësuese. Është sikur të ishin shqiptarët të dhënë pas librave, sot do të kishim më pak pikëpyetje për të zgjidhur me njëri-tjetrin. Duke qenë se në këtë prurje ka një rol dhe prania ime dhe e Aliut, do doja t’ju thoja me sinqeritet se nëse do të dëshironi të krijoni një ide, ose ta zhvilloni më tutje, lidhur me implikimin e Kosovës pa dëshirën tonë të këtë lëmsh ndërkombëtar, duhet ta lexoni këtë libër. Unë kam nxjerrë disa shënime na libri i thash; Enver vetëm foltore mos na vë aty, pasi të jetë bashkëbisedim”, tha Rama.

Një tjetër pasazh në libër “Lufta e tanishme ia hapi sytë politikës europiane”. Me këtë pasazh mbaron një kapitull dhe këtu do ia vlente të diskutohej më gjatë dhe më tutje se nuk mund t’i zgjidhim të gjithë për një takim, për të vazhduar te një element tjetër që mendoj se është i vlefshëm shumë për ne për të kujtuar edhe gjyqin e Hashim Thaçit dhe shumë udhëheqësve të tjerë.

Është sot një arsye shumë e fortë për Perëndimin që të ndalet dhe të reflektojë se çfarë ka bërë me atë gjykatë dhe është ajo gjykatë pa asnjë lidhje me dorën e Vladimir Putinin dhe të Moskës. Unë e kam si pyetje”, tha Rama.

Kosova përmendet në mënyrë të vazhdueshme dhe madje futet edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për luftëtarë në Ukrainë. Del lista e të vrarëve të skalioneve ndërkombëtare në Ukrainë dhe Lavrovi nuk flet për të tjerët flet vetëm për shqiptarët dhe Kosovarët. Duke dhënë shifra të pabazuara sepse ne nuk kemi të dhëna për shqiptarë të vrarë në këtë luftë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.