AKTUALITET

“Puna jonë po shkon në plehra”/ Fermerët në Pogradec hedhin qershitë: Kemi dalë në rrugë të madhe

17:42 - 21.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fermerët shqiptarë po përballen me një mungesë tregu për të shitur produktet e tyre, duke bërë që gjithë mundi dhe djersa të shkojnë dëm.




Shqetësimi më i madh i fermerëve ka qenë këtë vit mungesa e tregut për shitjen e qershive,, duke bërë që i gjithë prodhimi të hidhet.

Banorët e fshatit Stropckë i bëjnë thirrje qeverisë që të marrë masa dhe të vijë në ndihmë të fermerëve, në mënyrë që në Shqipëri të shitet prodhimi vendas dhe jo ai i huaj, i cili jo vetëm që është më pak cilësor por edhe më i shtrenjtë.

Ankesa për mungesë tregu kanë pasur edhe fermerët e Dibrës të cilët ankohen për të njëjtën gjë.

Postimi banorëve të fshatit Stropckë:

Përshëndetje!

Me keqardhjen më të madhe po njoftojmë sot se puna e pa lodhur e çdo fermeri ne fshatin tonë po shkon në plehra. Tonelata qershi te kualitetit më te mirë nuk e gjeten dot rrugën e tregut. Në emër te gjithë atyre qe ishin përgatitur për te nxjerrë ne treg qershite më te mira shprehim pakënaqësinë ndaj çdokujt qe i takon të mbaje përgjegjësinë mbi situatën e krijuar. Çdo familje minimalisht ka humbur edhe ato pak të ardhura që siguronin nga shitja e qershive. Ekonomia shtëpiake e lidhur ngushtë me bujqësinë sot e nxjerr çdo familjar ne rruge të madhe. Me këtë situate nuk morën dot mbrapsht as shpenzimet që investuan për plehrimin, punimin e tokës edhe spërkatjet ,duke mos llogaritur fare orët e gjata të punës të shpenzuar aty.

I bëjmë apel qeverise te lëvizë rrjedhën e ekonomisë, se është jashtë çdo perceptimi që prodhimi vendas mos ketë treg ,edhe çdo produkt tjetër i ardhur nga jashtë të tregetohet me çmime 5-fish më te larta.

Fshati këto lloj prodhimesh ka sepse klima ato prodhime favorizon për të kultivuar.

Djersa e derdhur për këtë prodhim te mbare qe ishte sivjet qe nuk u shit dhe u hodh në plehra nuk duhet të kalojë pa u vënë re.

Si përfundim ju bëjmë thirrje

Bashkëatdhetarë na ndihmoni të ngremë zërin, indinjata jonë le të shkojë tek përgjegjësit kryesorë. Shpërndajeni këtë postim të dëgjohet edhe zëri jonë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.