Kosova

“Shqetësohemi për atë që vjen në vjeshtë”, Abazoviç u kërkon qytetarëve të kursejnë karburant dhe energji: Na pret vit i vështirë

19:48 - 21.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria po bën gjithçka që mundet për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve sa i përket çmimit të karburantit, por nuk mund ta ndalë luftën në Ukrainë, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.




Ai tha se shqetësimi më i madh i Qeverisë është se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, sepse “jo vetëm do të kemi krizë energjetike, por edhe ushqimore”.

“Vendet serioze po e konsiderojnë seriozisht krizën e afërt. Ne do t’i marrim të gjitha masat dhe i kemi marrë dhe tashmë kemi pasur një iniciativë për politikën e akcizës”, tha ai në një konferencë për shtyp pas takimit me kryeministren e Finlandës, Sana Marin.

Abazoviç theksoi se do të bëjë gjithçka që është e mundur për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, raporton rtcg.

“Kërkoj prej qytetarëve që të punojnë në kursimin e energjisë elektrike dhe karburantit. Qytetarët është mirë që t’iu përshtaten ndoshta më shumë stileve të jetesës së shëndetshme. Ky nuk është një apel për të ndryshuar zakonet, por çdo gjë në botë po përballet me një vit të vështirë dhe nuk do ta anashkalojë as Malin e Zi”, u shpreh Abazoviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.