KULTURË

EMRI/ Largohet Zana Çela, zgjidhet drejtoresha e re e Operas dhe Baletit

16:52 - 22.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Abigela Voshtina është zgjedhur drejtoresha e re e Operas dhe Baletit.




Mësohet se Voshtina u zgjodh mes shtatë kandidaturave nga një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës, ku kishte specialistë shqiptarë dhe të huaj.

Ajo do të zëvendësojë në këtë pozicion ish-drejtoreshën e Operas dhe Baletit Zana Çela.

Voshtina me profesion violiniste, ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e Teatrit të Operas, duke patur një bashkëpunim të ngushtë me ish-drejtorin Ilir Kerni dhe me drejtoreshën që pason në detyrë, Zana Çela.

Në platformën e saj fituese Voshtina ka propozuar një kalendar dy-vjeçar me fokus bashkëpunimin e ngushtë me Bashkinë e Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.