LAJMI I FUNDIT

Gjuajti Shevçenkon me shuplakë, ish-mbrojtësi i Milanit: Jam penduar, është pengu i jetës time

20:00 - 22.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Andri Shevçenko është një nga figurat më historike të botës së sportit me legjendën e Milanit që gjatë viteve të karrierës së tij ka ndarë fushën me shumë futbollistë të tjerë ku me të cilët ka kaluar episod të ndryshme siç është dhe raste me ish-shokun e skuadrës te Milani, Hoze Shamot që dikur i dha një shpullë legjendës ukrainase.




Ka qenë vetë ish-futbollisti që në një intervistë për “TNT” ka rrëfyer episodin me Shevçenkon për të cilin ka theksuar se pendohet ende kur e kujton.

“Një herë jam zënë me Shevçenkon kur ishim te Milani sepse nuk po kthehej në mbrojtje për të na ndihmuar.

Ai më kërkoi shpjegime, por unë thjesht ja ktheva me një shpullë.

Do të pendohem gjithë jetën për atë vendim.” U shpreh Shamot./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.