Kosova

Kosova drejt rikthimit të maskave/ IKSHPK: Janë rritur rastet me Covid-19, qytetarët duhet të…

12:09 - 22.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se ditëve të fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve me Koronavirus, ndërsa ka apeluar që të vendosen maskat në ambientet e mbyllura.




IKSHPK kujton se pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar, ndërsa po ashtu bëri thirrje për vaksinim.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Të nderuar qytetarë! Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni! Kosova shënon këtyre ditëve rritje të rasteve të reja të COVID-19 por fatmirësisht nuk ka raste të vdekjeve nga kjo sëmundje. Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar. IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokë dhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen. Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19. MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.