AKTUALITET

Tetë punonjës shëndetësorë fajësohen për vdekjen e Diego Maradonës

22:14 - 22.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tetë profesionistë të shëndetësisë do të gjykohen në Argjentinë për vrasje me paramendim, për vdekjen e legjendës së futbollit botëror, Diego Maradona, në nëntor 2020, në moshën 60-vjeçare nga një atak në zemër.




Një gjyqtar në San Isidro (Argjentinë) ka pranuar padinë kundër profesionistëve të veçantë shëndetësorë, duke përfshirë një neurokirurg dhe një mjek familjar, një klinicist, një psikiatër, një psikolog dhe një drejtor infermierie.

Prokurori, në fakt, e kishte kërkuar gjykimin konkret në muajin prill, duke vënë në dukje mangësitë dhe neglizhencën në kujdesin e yllit argjentinas.

Maradona vdiq nga një atak në zemër më 25 nëntor 2020, i vetëm, në një shtrat mjekësor, në një shtëpi në Buenos Aires veriore, ndërsa po shërohej nga një neurokirurgji shumë delikate në kokë. Ai vuante nga probleme me veshkat dhe mëlçinë, dështimin e zemrës, përkeqësimin neurologjik dhe varësinë nga alkooli dhe drogat psikotrope. Tetë të dyshuarit do të gjykohen për “vrasje të thjeshtë me dolus eventualis”, një krim që karakterizohet kur një person kryen pakujdesi duke e ditur se mund të shkaktojë vdekjen e dikujt.

Ata përballen me dënime që variojnë nga 8 deri në 25 vjet burg, por do të duhet të dalin të lirë në gjyq, pasi prokurori i San Isidro nuk kërkoi asnjëherë paraburgimin e tyre. Sipas prokurorëve, stafi përgjegjës për Maradonën ishte “protagonist i një trajtimi të paprecedentë, krejtësisht të paplotë dhe të pamatur në shtëpi” dhe kishte kryer një “seri improvizimesh, keqmenaxhim të gjithë situatës”.

Një ekspertizë, në kuadër të hetimeve, kishte dalë në përfundimin se ish-lojtari ishte “lënë në fatin e tij” nga ekipi i tij mjekësor, duke e çuar në një vdekje të ngadaltë. Megjithatë, data e gjykimit ende nuk është bërë e ditur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.