AKTUALITET

Apartamente, garazhe, tokë dhe automjete/ Prokuroria e Tiranës sekuestron disa pasuri të krijuara nga pastrimi i parave. Kujt i përkasin!

10:54 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prokuroria e Tiranës ka publikuar listën e pasurive të sekuestruara të 39-vjeçarit me iniciale R.P, të cilat rrjedhin nga veprimtaria kriminale e personit në fjalë.




Në kuadër të operacionit “Summer 2022” është vendosur sekuestro ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit R. P., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Një pasuri e paluajtshme (arë), në Valare, Gjirokastër; 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”; 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.

Ky i fundit është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

NJOFTIMI I PLOTË I PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË:

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit R.P për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.6267 të vitit 2021, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ndaj shtetasit R.P.

Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.P dhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

  • Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.
  • Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.
  • Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.
  • 3 automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Sado qe te mundohet te mbaje pushtetin me kriminele qe furnizojne Ramen dhe shpuren e tij qeveritare, aq me shume dalin te dhenat dritheruese per kapitenin e krimit te organizuar nga vete ky perbindesh, qe e sterviti S. Koleka ne ate bllok kriminel.

    Përgjigju ↓