LAJMI I FUNDIT

“Asnjë rezultat!”- DW për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Nuk pati afrime me Serbinë për sanksionet kundër Rusisë

16:40 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Siç ishte paralajmëruar, samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor përfundoi pa rezultate konkrete. Vazhdon bllokimi i çeljes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.




Takimi i nivelit të lartë mes krerëve të qeverive dhe shteteve të 27 vendeve anëtare me krerët e Ballkanit Perëndimor që presin anëtarësimin përfundoi të enjten (23.04) në Bruksel pa rezultate konkrete.

 macron

Siç u kuptua që të mërkurën, pas rrëzimit të qeverisë bullgare një ditë më parë, bllokada e çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ende vazhdon, siç bëri të ditur një diplomat në Bruksel pas katër orë bisedimesh, shkruan dpa. Afrim nuk ka pasur as me Serbinë në lidhje me çështjen e sanksioneve të BE kundër Rusisë. Serbia, vend që ka çelur me negociatat me BE refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë tradicionalisht mike.

Aleksandar Vucic EU West Balkan Gipfel

Madje të enjten edhe konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua për shkaqe kohore. Gjatë së enjtes pasdite krerët e shteteve dhe qeverive të BE fillojnë samitin e BE, ku bëhet fjalë për dhënien e statusit kandidat për në BE, Ukrainës dhe Moldavisë. Pritet një vendim pozitiv i samitit për të dy vendet, kurse Gjeorgjia pritet të marrë vetëm “një perspektivë europiane”.

EU West-Balkan Gipfel Brüssel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.