Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur sot në ambientet e Parlamentit. Me telefon në vesh, ai ka hyrë në sallën e Kuvendit, ndërkohë që ishte duke folur Sali Berisha.
Basha është ulur në krah të Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, ndërsa pak më tutje, indiferente qëndron deputetja tjetër e PD, Grida Duma. Basha pasi përfundon telefonatën shihet duke folur vesh me vesh me Gazment Bardhin, ndërsa nuk kursejnë as të qeshurat.
Ish-kreu i PD, nuk paraqitet çdo seancë, kjo bën që ai të shihet më rrallë me kolegët e tjerë demokratë. Ai u jep dorën Enkelejd Alibeajt, deputetit të Kukësit, Flamur Hoxha, por edhe disa ligjvënësve të tjerë, të cilët mesa duket janë “të besuarit” e tij.
Shfaq Komentet (1)
E paska ftuar Rama, pasi vete ai eshte ne ate takim prej tre liderve te Ballkanit. Cdo gje mund te ngjase me keta pseudo deputete, qe vete perlyhen ne krime dhe imoralitet dhe po prape vete I bejne qytetaret qe te diskutojne dhe te tallen me keta pushta.