LAJMI I FUNDIT

“Bashkohuni me 7 korrik”! Deputeti i PD bën thirrje për pjesëmarrje në protestë: Të largohen ata që kanë dorën në xhepin e qytetarëve

18:18 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, pjesë e Rithemelimit Aldo Bumçi ka reaguar pas samitit të Bashkimit Europian ditën e sotme i cili nuk prodhoi asnjë rezultat për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.




Nga selia e PD, Bumçi deklaroi se Shqipëria duhet të presë ndërsa Rama edhe këtë herë e drejtoi gishtin nga të tjerët. Ai bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 7 korrikut.

“Shqipërisë nuk do i çelen negociatat. Shqipëria do fillojë të presë. Rama e drejtoi gishtin nga të tjerët. Por ai gisht po i futet në sy shqiptarëve.

Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja. Ka vetëm një zgjidhje. Të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit. Bashkohuni me PD në datë 7 Korrik. Shqipëria është në rrezik”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.