LAJMI I FUNDIT

Berisha-socialistëve: Ju ushqeni kotelet me biftek apo konet me mish neozelandes!

13:23 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje të gjithë qytetareve, punonjësve të administratës, por edhe bizneseve që ti bashkohen protestës së thirrur nga ai në 7 korrik.




Teksa foli për rritjen e çmimeve, Berisha u shpreh se “ata që ushqejnë kotelet me biftekë apo konet me mjaltë neozelandes nuk mund t’ja dinë qytetarëve shqiptarë”.

Berisha akuzoi kryeministrin Rama duke thënë se qëllimi i tij është të falimentojë qytetarët dhe ti largojë ata nga vendi.

“Të dashur qytetarë, punonjës të administratës, punonjës të sektorit privat ju ftoj të bashkohemi me protestën e 7 korrikut, pasi bordet shushunja të Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë.

Ata që ushqejnë kotelet me biftekë apo konet me mjaltë neozelandes nuk mund t’ja dinë qytetarëve shqiptare dhe kjo …e shoh se po e rrudhni fytyrat dhe po bëni pozo, nuk shkon kjo punë. Të paktën të keni ndjenjë dhembshurie kur flas për qytetarët.

Po kështu Nafta ka kapur çmimin e Zvicrës, në vendin ku rrogat janë 10 herë më të ulta se në Zvicër. Nga të gjitha këto Rama ka përfituar 340 mln euro nga xhepat e qytetarëve. Shtoj këtu se ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2%” u shpreh Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.