LAJMI I FUNDIT

Bllokimi i negociatave, Kryemadhi: Bullgaria justifikim i Edi Ramës, atij i intereson ky vendim më shumë se askujt tjetër

21:38 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka reaguar pas samitit të sotëm të Bashkimit Europian ku Shqipëria nuk mori dritën jeshile për negociatat.




Kryemadhi deklaroi se njeriu më i lumtur për moshapjen e negociatave është vetë Rama sepse kërkon të kthehet në drejtues autokrat.

Ajo theksoi në MCN se problemi nuk është Bullgaria sepse BE mund të jepte një sinjal pozitiv për Shqipërinë.

“Nuk besoj që është kështu, ky është një justifikim që zoti Rama kërkon të bëjë. Duam apo nuk duam, ne duhet të pranojmë që për sa i përket manipulimit të opinionin publik ai është bërë mjeshtër. Besoj që ju e mbani mend që ai ka hapur shishet e shampanjës për hapjen e negociatave të Shqipërisë disa herë me disa ambasadorë. Tani vijmë tek kjo që Bashkimi Europian.

Sepse Bashkimi Europian ka disa standarde. Ju e mbani këshillimin me popullin, që harxhoi një gjysmë milionë dollarë. Dhe tha që shqiptarët kërkojnë ndarjen nga Maqedonia. Ta kërkonte zoti Rama, meqë Shqipëria paska përmbushur kushtet t’ja kërkonte Bashkimit Europian. Absolutisht që problem nuk është Bullgaria, sepse BE kur kërkon të gjejë konsensus për zgjidhjen e problemit ndërkohë që mund të jepte një sinjal pozitiv për Shqipërinë.  Por nuk është ky problemi, problemi qëndron që ne kemi raportin e FMN e cila ngre një nga pikat më të rëndësishme që është çështja koncesioneve që Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e stabilizim asociimit për koncesionet.

Nëse Brukseli në kushtet që jemi sot të luftës në Ukrainë, Shqipëria qenka e gatshme për të hapur negociatat po e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia dhe po i japim dritën jeshile Shqipërisë. Normal, që një vend që ka kaluar një proces zgjedhor me probleme, që duam apo nuk duam ka përdorur të gjithë arsenalin kriminal, financiar, politik, administrativ për grabitjen e procesit zgjedhor. Dhe unë mendoj që njeriu me i lumtur aty për mos hapjen e negociatave është vetë zoti Rama. Pse? Sepse zotit Rama i duhet të kthehet një drejtues autokrat”, tha Kryemadhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.