LIFE STYLE

Çfarë është “hygge”? Dhe si ta përfshini në stilin tuaj të jetesës?

10:00 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besoj e keni dëgjuar dhe lexuar për këtë fjalë tashmë. Nëse nuk jeni akoma të qartë se për çfarë bëhet fjalë, lexoni më poshtë:




Nuk ka një përkthim të mirëfilltë për “hygge”, e cila shqiptohet hugah.

Hygge është një koncept danez, që përfshin ndjesinë e të qenit rehat. Duke u fokusuar te kënaqësitë e thjeshta në jetë.

Që nga leximi i një libri, te ndezja e një qiriri e duke pirë një kakao të ngrohtë, “hygge” mund të shprehet në shumë mënyra të ndryshme, por qëllimi mbetet i njëjti: kënaqësia.

 

Cila është historia e “hygge”?

Fjala “hygge” njihet që në fillimet e viteve 1800, kur u shfaq për herë të parë në shkrimet daneze. Ka rrjedhur nga fjala norvegjeze në kuptimin “mirëqënie” dhe pas 200 viteve më parë është përdorur si emër. Vetëm para pak vitesh filloi që të bëhej vërtet një mënyrë jetese.

Çfarë ështe “hygge” në dekorin e shtëpisë?

Shumë gjëra na bëjnë të ndihemi rehat dhe të kënaqur në shtëpitë tona, pra mendoni se cilat janë ato gjëra që ju bëjnë të ndiheni të qetë dhe të lumtur.

Ndërsa ideja e të gjithëve për “hygge”-n mund të ndryshojë pak, gjithsesi janë disa elemente thelbësore që mund t’i përfshini në ambientet tuaja.

– Tekstile të rehatshme.

– Ngrohtësia. Si fizike dhe shpirtërore.

– Tonaliteti, si gri, jeshile dhe bojëkafe, të frymëzuara nga natyra.

– Qirinjtë.

– Një libër i parapëlqyer ose një aktivitet tjetër për t’u relaksuar.

– Zjarri i oxhakut.

– Elemente natyrore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.