AKTUALITET

Grisja e regjistrave/ Prokurorët sekuestrojnë listën e punonjësve të Hipotekës

12:17 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Get it on Google Play

Prokuroria ka nisur hetimet për grisjen e regjistrave në Hipotekën e Tiranës.




Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Prokuroria ka nisur sekuestrimin e listës se punonjësve që ka pasur akses në një dekadë tek regjistrat arkiv e urdhërat e veprimeve.

Ky hetim po ndiqet nga kryeprokurori i Tiranës, Arens Çela dhe vjen menjëherë pas deklaratës së Artan Lames.

Pak ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame tha se janë humbur apo dëmtuar faqeve të regjistrave të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji.

Hetimi do të kryhet për veprat penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘zhdukjes dhe vjedhjes së dokumenteve’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.