Kryesore

Ish-zv.Presidenti Pence sulmon Biden nga Manza: Po punon ngushtësisht me Rusinë për programin nuklear të Iranit

20:19 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish zëvendës Zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, në fjalën e tij pas vizitës në Manzë, ka akuzuar administratën Biden se është duke marrë veprime që po hapin rrugën drejtë zhvillimit nuklear të Iranit.




Në lidhje me luftën në Ukrainë, Pence ka akuzuar administratën aktuale amerikane se bashkëpunon me shkaktarët e luftës, pra Rusinë.

“Siç e thashë izoluam Iranin si kurrë më parë sollëm bashkë kombin arab që nga koha e Abrahamit. Që atëherë erdhi ndryshimi. Presidenti dhe administrata Biden janë duke e kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran.

Për të gjithë botën administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt administrata Biden pranoi që nën një marrëveshje të rregulluar nukleare, brenda një viti, madje dhe më shpejt se sa ishte e parashikuar dhe e lejuar sipas marrëveshjes së mëparshme kanë hequr sanksionet mbi aktivitetin nuklear.

Administrata Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë në këtë këndvështrim për programin nuklear të Iranit.  Kjo është e pajustifikuar. Kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e kësaj lufte. Unë si amerikan mund të them që këto masa janë të rrezikshme. Kjo mënyra nuk ka funksionuar kurrë. Programi nuklear do të shkaktojë shkatërrim. Marrëveshja e re do ta hapë rrugën e bombave nukleare.

Kjo është e jashtëzakonshme për tu menduar e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës. Për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike. Si amerikan mund t’ju them që këto janë masa dhe hapa të rrezikshme, kjo mënyrë nuk ka funksionuar dhe nuk ka për të funksionuar kurrë.

Marrëveshja me Iranin do të hapi rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtëritje do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin.

Besimi im na mëson që duhet të afirmohemi me të mirën e të kundërshtojmë të keqe, sot si qytetar amerikan thërras administratën Biden të mbështesë popullin dhe të tërhiqet nga negociatat nukleare të marrë një pozicion ndaj Iranit dhe të bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.