AKTUALITET

Iu gjet arsenal armësh në garazhin e marrë me qira te ‘Liqeni i Thatë’ në Tiranë, Gjykata jep vendimin për të riun (EMRI)

11:09 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg, për Eno Papajn (Beqiri), të cilit iu gjet një arsenal armësh.




Eno Papa (Beqiri) u vu në prangat e Policisë në kuadër të një aksioni të koduar “Silent 2”, për shkak se në ambientet që ai kishte me qira pranë “Liqenit të Thatë”, u kap një arsenal me armë.

Pas kontrollit, Policia sekuestroi:

2 snajperë, 4 armë zjarri kallashnikov, 2 armë zjarri automatike, 4 armë zjarri pistoleta me silenciator, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm, një sasi e konsiderueshme krehra armësh, pjesë të ndryshme armësh, shënjestra optike për armët e precizionit (snajper), tre kallëpe tritoli, sasi lënde e dyshuar eksplozive, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, një automjet, 3 aparate celulare, 2 laptopë, 5 paruke dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Këto armë të sofistikuara të sjellin në vëmendje skenat e krimit, ku shpeshherë kemi parë të përdoren armë të sofistikuara. Policia gjithashtu bëri me dije se gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi E. P. (B.), u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një automjet në përdorim nga ky shtetas, 3 aparate celulare, 2 laptopë dhe një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.

Dëshmia e vrasësit me pagesë zbuloi arsenalin e armëve:

Referuar të dhënave jozyrtare të Policisë, bëhet me dije se edhe për këtë operacion, ashtu si për operacionin e 5 ditëve më parë, blutë e Tiranës i kanë pasur indiciet e sakta, të dala nga dëshmitë e herëpashershme të Enver Jamakut, një vrasës me pagesë, i cili deri me tani ka zbuluar jo pak mbi 4 baza të rëndësishme armësh.

Ditën e djeshme, Policia zbuloi armatim të një cilësie të pazakontë, duke demonstruar edhe njëherë fuqinë e grupeve të vrasësve me pagesë, të cilët i strehojnë armët në mes të Tiranës. E jo vetëm armë, por edhe tritol, që kohëve të fundit thuajse ka qenë i pranishëm në të gjitha rrethet problematike të vendit për sa i përket krimit të organizuar.

Policia arrestoi edhe një të ri që u gjend në banesën e marrë me qira, i cili rezulton të jetë nga Vlora. I riu i arrestuar nuk është i skeduar në këtë Polici, ndonëse që prej mesditës së djeshme kanë nisur hetimet dhe verifikimet për këtë persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.