Kryesore

“Kishe pak shpresë dje”, Vuçiç dhe Rama thumbojnë njëri-tjetrin për refuzimin e negociatave nga BE

15:37 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në konferencën për mediat pas samitit të BE për Ballkanin Perëndimor, Rama tha se nuk ndodhi asnjë surprizë. Në këtë moment, ndërhyri Presidenti Aleksandër Vuçiç duke u shprehur me ironi se “dje kishte shpresa”, duke iu referuar kërkesës së opozitës bullgare për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.




Rama ia ka kthyer me të njëjtën monedhë duke u shprehur se qëndrimet e tij i ka të shkruara në Tëitter, teksa thotë se qytetarët nuk duhet të lexojnë “propagandën serbe”.

Rama: Ishin më të rëndësishëm se ditëlindja ime. Ishte fundi i qershorit. Unë e gjeta pavarësinë time për të mos menduar se kur takohen këta njerëz. Jemi të lumtur që takohen me ta. Por ata kanë një problem shumëë më të madh se ne. Duhet të kenë përgjegjësi më të mëdha se ne. Mendojmë se do të arrijmë aty. Me shpresë përpara shekullit tjetër. Të vazhdojhmë të kryejmë reformat tona. Të vihemi në pozitën kur të thonë ata që është faji i tyre. Kjo është pikëpamja ime me këtë. Nuk prisja asgjë tjetër. 100%. Asnjë surprizë.

Vuçiç: Kishte pak shpresë dje.

Rama: Në fakt e kam të shkruar. Lexoni Twitterin tim, mos e lexoni tek propaganda serbe por lexojemni tek faqja angleze. Kjo është ajo që u them kur takohemi bashkë. Është një gjuhë që pretendon se e njeh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.