LAJMI I FUNDIT

‘Ky njeri nuk ndryshon kurrë, po bën lojë të dyfishtë’/ Petkov akuzon Borisov për bllokimin e negociatave: Burri më i pandershëm që njoh!

12:36 - 23.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri bullgar, Kilir Petkov me sa duket i ka shuar shpresat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për sa i përket rrugës drejt integrimit.




Petkov deklaroi nga Brukseli se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim.

Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Bojko Borisov si përgjegjës që po pengon rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Ish-kryeministri bullgar, Bojko Borisov, është personi më i pandershëm që njoh. Në mëngjes thotë se dëshiron të mbështesë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke marrë një vendim të rëndësishëm dhe pasdite bllokon punën. Kjo lojë e dyfishtë, duke thënë një gjë dhe duke bërë një gjë tjetër, ishte normale vitet e fundit kur Borisov ishte Kryeministër edhe nëse e kemi harruar në gjashtë muajt e fundit. Nuk do të ndryshojë kurrë”, deklaroi Petkov.

Vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut deri tani ka penguar integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to K. M. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Jane porosite e Rusise, ndryshe sllavet falimentojne ne Ballkan. Ruhuni nga te gjithe sllavet e Europes, gjithe jeten kane dashur Rusine edhe pse kane qene fqinje ME Europen perendimore, kane punuar dhe studiuar po ne BE.

    Përgjigju ↓